10 persona janë arrestuar në Tiranë për disa vepra penale. Dhunë në familje, arratisje nga vendi i caktuar nga gjykata, drogë, apo drejtim makine në gjendje të dehur.
“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë ndaluan shtetasin E. H., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 35-vjeçarit, u gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin K. B., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:
- E. B., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka përndjekur ish të dashurën e tij, për një periudhë të gjatë kohore;
-
A. S., 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 ndaluan shtetasit:
- A. D., 59 vjeç, i cili ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”;
-
Y. L., 65 vjeç, banues në Tiranë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një 28-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin R. M. (V)., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasit:
- F. D., 46 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-
H. F., 35 vjeç, banues në Kavajë, pasi gjatë kontrollit të aparatit të tij celular, shërbimet e Policisë gjetën të hapura faqe që shërbejnë për vënien e basteve sportive.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
-
Sh. H., 59 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-
F. P., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi” njofton policia.