Mbrëmjen e sotme një mjet tip “Ford”, ka aksidentuar 2 të mitur në Rrogozhinë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë të miturit 10 dhe 11 vjeç janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.