-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Draft-statuti i Ramës për Asociacionin, Vuçiç: Nuk ka të drejtë të bëjë propozime

Kryesoret

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka reaguar ashpër në lidhje me draft-statutin e kryeministrit, Edi Rama.

Në fjalën e tij Vuçiç u shpreh se as Rama dhe as kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk kanë të drejtë të bëjnë një propozim për statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.

“Kur dëgjoni që Kurti ka propozimin e tij për Asociacionin e Komunave Serbe, se Rama ka propozimin e tij për Asociacionin e Komunave Serbe, që disa OJQ kanë propozimin e tyre për Asociacionin e komunave serbe, asnjëri prej tyre nuk ka të drejtë të ketë propozime. Ai propozim duhet të bëhet nga serbët dhe ekipi menaxhues i përbërë nga serbët”, tha Vuçiç.

Rama një ditë më parë njoftoi se kishte përgatitur një draft për Asociacionin e Komunave serbe në Veri të vendit për zgjidhjen e krizën në Kosovë e cila rezultoi se ishte hartuar pa u konsultuar me Kurtin.

Ky vendim nuk u prit mirë ndërsa Kurti theksoi se ai e ka dorëzuar një draft-statut për Asosacionin, por nuk ka marrë përgjigje nga Serbia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit