-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Draft-statuti i Ramës, Qeveria e Kosovës: Nga Shqipëria presim mbështetje, ndërmjetësues kemi shumë

Kryesoret

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka reaguar në lidhje me dorëzimin e draft-statutit të kryeministrit, Edi Rama për të zgjidhur situatën në veri të vendit.

Sipas Kyeziut ata presin mbështetje nga  Shqipëria sa i përket dialogut pasi ndërmjetësues kanë shumë.

“Nga Shqipëria zyrtare presim mbështetje. Ndërmjetësues kemi shumë”, ka thënë Kryeziu për RTV Dukagjinin.

Kryeziu ka shtuar se çështja e katër kryetarëve në veri – – është çështje e kushtetutës dhe sundimit të ligjit.

“Çështja e kryetarëve të katër komunave në veri të vendit është çështje e respektimit të kushtetutës, sundimit të ligjit dhe ofrimit të shërbimeve ndaj qytetarëve tanë, që për shkak të bojkotit të diktuar nga Serbia u kishin munguar për plot 6 muaj”, ka thënë ai.

“Çështje e funksionalitetit të shtetit të Kosovës, dhe kjo u dëshmua me draftin e prezantuar nga Ekipi Menaxhues që drejtohej nga deputetja e Vuçiçit e cila synonte një Republika Srbska në Kosovë dhe së fundmi me Non-paperin e Akademisë së Shkencave dhe e Artit e Serbisë që flet për ‘Botën Serbe’. Në të dy rastet në pyetje është Kosova. Në të dy rastet rreziku është Serbia”, ka shtuar ai.

Rama ka dorëzuar një draft-statut të Asociacionit presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz të cilët i cilësoi si “kumbarë” të planit franko-gjerman.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit