Shtëpia e një gjyqtareje në Durrës është grabitur.
Shpëtime Pitaku është gjyqtarja e grabitur e cila ka shkuar në polici ku ka bërë dhe kallëzimin për vjedhjen e një shume prej 2000 euro si dhe të disa bizhuterive.
“Nuk ishim në shtëpi kur ka ndodhur ngjarja. Kamera sigurie nuk kam në shtëpi. Vjedhja është bërë ditën e diel. Kam bërë denoncim” ka deklaruar gjyqtarja në polici.
Ende nuk dihet më shumë informacion rreth kësaj ngjarje. Policia nuk ka dhënë asnjë njoftim për rastin prej së dielës duke e mbajtur të fshehur.
FOTO/ Kush është gjyqtarja milionere që i grabitën shtëpinë?