Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare nga Kosova ka folur së fundmi për raportet e Kosovës dhe Serbisë dhe idenë e hedhur më parë për rishikim të kufijve.
Për sa i përket situatës në Luginën e Preshevës, Kadare deklaroi për “Le Canton27.cn” se Tirana dhe Prishtina duhet jo vetëm që duhet të shqetësohen, por duhet edhe të veprojnë më shumë për shqiptarët e diskriminuar.
Shkrimtari shqiptar dha edhe një mesazh për qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë, të cilave u kërkoi të përkujdesen për njëra-tjetrën.
“Nuk mjafton të luftohet asimilimi i të rinjve tanë në perëndim vetëm me deklarata, nëse nuk veprojmë në terren. Këtu e kam fjalën që qeveritë tona të dërgojnë sa më shumë litetarureë, libra në shqip, sidomos Abetare dhe libra tjera mbi kulturën, traditën dhe historinë tonë të lavdishme”, theksoi Kadare