-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ismail Kadare: Tirana dhe Prishtina të veprojnë me shumë për shqiptarët në Luginën e Preshevës

Kryesoret

Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare nga Kosova ka folur së fundmi për raportet e Kosovës dhe Serbisë dhe idenë e hedhur më parë për rishikim të kufijve.

Për sa i përket situatës në Luginën e Preshevës, Kadare deklaroi për “Le Canton27.cn” se Tirana dhe Prishtina duhet jo vetëm që duhet të shqetësohen, por duhet  edhe të veprojnë më shumë për shqiptarët e diskriminuar.

Situata në Luginën e Preshevës është shumë e vështirë, ku popullata atje, shqiptarë në trojet e tyre etnike, në këtë shekull ballafaqohen me diskriminimin e të drejtave të tyre elementare, si dikur, para 1999 në Kosovë. Prandaj, perspektiva e Luginës së Preshevës, sikur viset e tjera të Ballkanit, duhet të jetë drejt Europës, gjë kjo e cila mund të bëhet me një angazhim më të madh të përfaqësuesve të Luginës në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar. Në këtë drejtim Tirana dhe Prishtina duhet jo vetëm të shqetësohen, por edhe të veprojnë më shumë për shqiptarët e diskriminuar në Luginën e Preshevës sepse tani për tani kjo pjesë e popullatës sonë është më e diskrimniuar sot në Ballkan dhe Evropë”, u shpreh ai.

Shkrimtari shqiptar dha edhe një mesazh për qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë, të cilave u kërkoi të përkujdesen për njëra-tjetrën.

“Nuk mjafton të luftohet asimilimi i të rinjve tanë në perëndim vetëm me deklarata, nëse nuk veprojmë në terren. Këtu e kam fjalën që qeveritë tona të dërgojnë sa më shumë litetarureë, libra në shqip, sidomos Abetare dhe libra tjera mbi kulturën, traditën dhe historinë tonë të lavdishme”, theksoi Kadare

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit