E ndërsa sezoni turistik po merr formë, raportimet në media janë të shumta mbi gjendjen e bregdetit, rivierës shqiptare që duhet të ishte gati për të pritur pushuesit, vendas dhe të huaj.
Në datë 7 qershor, vetëm dy ditë më parë në faqen e Prokurimeve Publike njoftohet se është lidhur kontrata me dy kompanitë për pastrimin e plazheve. “5Pyetjet.al” sjell dokumentet.
Lotin e parë për shërbimin e pastrimit të zonës bregdetare për bashkitë Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Agjencia Kombëtare e Bregdetit ia ka dhënë biznesmenit Shkëlqim Fusha dhe firmës “Alko impex construction” që e ka Arbër Abazi, nipi i ish-deputetit socialist, Sadri Abazi.
Tenderi arrin 88 milionë lekë pa TVSH. Loti i dytë është për pastrimin për jugun, bashkitë Vlorë, Himarë, Sarandë. Fituesit janë të njëjtët edhe këtu. Rezultati 69 milionë lekë pa TVSH. Në total janë 157 milionë lekë që qeveria ka vendosur në dispozicion për pastrimin e bregdetit.
Eliminohet oferta më e vogël! Fusha me nipin e Sadriut fusin në xhep tenderin e pastrimit