Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill ditën e sotme ka folur në lidhje me raportet SHBA-Serbi ku është shprehur se është e rëndësishme që Beogradi të anëtarësohet nga BE.
Hill gjithashtu u shpreh se SHBA-ja dëshiron të ketë një marrëdhënie më të mirë me Serbinë dhe se mbështet përpjekjet për t’iu bashkuar BE-së.
“Ne jemi dy vende të ndara nga një oqean i madh, por nuk jemi të ndarë nga BE, sepse një pjesë thelbësore e rolit të Amerikës këtu është të mbështesë Serbinë në përpjekjen e saj për t’u bashkuar me BE”, u shpreh Hill.
“Shpresoj që njerëzit ta kuptojnë këtë koncept thelbësor që Serbia duhet të ndryshojë drejtimin e saj dhe t’i afrohet plotësisht Perëndimit”, tha ambasadori amerikan.
Hill shtori se dëshiron që Serbia t’i bashkohej BE-së, por jo me të gjitha problemet e saj.