Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola një ditë para finales së Champions League ka folur në lidhje me kundërshtarin e tij Inter duke e quajtur me një histori të madhe.
Në fjalën e tij Guardiola u shpreh se ka një plan se si të luftojë një klub të madh.
Guardiola e ka fituar këtë garë në dy raste të mëparshme, në një vit ai kishte humbur nga Interi në ndeshjen e fundit që pati në 2010 kundër tyre, por nuk ka arritur ta fitojë me ndonjë skuadër tjetër prej që u largua nga Barcelona.
“Për të arritur gjëra, ju gjithmonë duhet të keni porcionin e duhur të pasionit, dëshirës. Pasioni është një fjalë pozitive por është një ëndërr e të gjithë neve”, tha ai.
“Ne e dimë sa e rëndësishme është kjo garë, nuk mund të kontrolloj çfarë opinioni kanë njerëzit, vetëm do të fokusohemi në atë që ne dimë të bëjmë më së miri”.
Kam shikuar shumë ndeshje të Interit për të parë çfarë duhet të bëjmë ne. Në fund, është një ndeshje futbolli. Skuadra që luan më mirë për 95 minuta do të fiton. Gjatë historisë, Interi janë skuadër me e madhe së ne. Kjo nuk është e rëndësishme. Çfarë është e rëndësishme është se ne nesër në ora 22:00 me kohën e Stambollit do të bëjmë paraqitjen tonë më të mirë”.