Për jetësimin e Marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, që Prishtina dhe Beogradi arritën dhjetë vjet më parë, aktualisht ekzistojnë katër draft-statute dhe draft-vizione.
Bashkësia ndërkombëtare insiston që Kosova të themelojë Asociacionin – që do të mblidhte rreth vetes komunat në Kosovë, të banuara me shumicë serbe – dhe themelimi i tij, nga faktori ndërkombëtar është parë si “kusht mbi kushtet” në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve, që ndërmjetësohet nga blloku evropian.
Qeveria e Kosovës deri më tani ka refuzuar që ta themelojë Asociacionin, me arsyetimin se kompetencat e gjera të Asociacionit do ta kërcënonin funksionalitetin e brendshëm të shtetit. Megjithatë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paraqitur një draft-vizion për “vetëmenaxhimin e komunitetit serb”.
Themelimi i Asociacionit është kërkesë e vazhdueshme e Serbisë, por edhe të Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë, që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar.
Më poshtë mund të mësoni më shumë lidhur me draft-statutet ekzistuese për themelimin e Asociacionit…Lexo ketu lajmin e plote.