Dy vëllezër shqiptare janë arrestuar nga policia e Kretës me akuzën e dhunës në familje.
Dy vëllezërit 43 dhe 46 vjeç, sulmuan bashkëshorten 39-vjeçare të njërit prej të dyve dhe filluan ta rrahin dhe shajnë.
Bashkëshorti 43-vjeçar dhe babai i një djali 12-vjeçar, më pas ka goditur fëmijën e tij.
Ata janë pikasur nga banorët e zonës kur kanë tentuar të fusin në makinë 39-vjeçaren dhe fëmijën e mitur kundër vullnetit të tyre.