Ditën e sotme Gjykata e Posaçme la në burg 2 zyrtarët e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, të cilët u arrestuan të martën për për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm te personat që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim.
Agron Balla dhe Klodian Gjeci dyshohet se i morën para një personi për ta punësuar pranë strukturave në varësi të Drejtorisë së Burgjeve.
Sipas SPAK, Balla dhe Gjeci kanë kërkuar dhe kanë marrë përfitime materiale të padrejta, në formën e shumave monetare, me qëllim për të ushtruar ndikim të paligjshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.









