Politikani gjerman Reinhard Bütikofer, që është deputet i Parlamentit Evropian ka reaguar pas deklaratës së Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, i cili tha se Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç e konsiderojnë si “partner të mirë”, kurse për Kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin tha se është i pasigurt nëse ende mund të konsiderohet partner i SHBA-së.
“Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, duke komentuar konfliktin e vështirë Serbi-Kosovë, e quan Presidentin Vuçiq “partner të mirë” derisa vë në pikëpyetje nëse Shtetet e Bashkuara ‘mund ta konsiderojnë ende” Kryeministrin e Kosovës “partner”. Thjeshtë çmenduri”, ka shkruar Bütikofer.