Vjosa Osmani, ka kujtuar viktimat e Masakrës së Poklekut, duke theksuar se kjo ngjarje është një dëshmi e qartë e gjenocidit të kryer në Kosovë.
Në një postim në Facebook, Osmani e përmendi tragjedinë e Liri Muqollit, e cila, si foshnje vetëm 6 muajshe, humbi jetën së bashku me 53 anëtarë të familjes së saj, kryesisht gra dhe fëmijë.
“Liri Muqolli ishte 6 muajshe kur së bashku me 53 anëtarë të familjes, kryesisht fëmijë e gra, u ekzekutuan, u dogjën njëherë, pastaj u dogjën sërish. Liri kishte emrin, por lirinë nuk e arriti kurrë.”
Ajo shtoi se dëshmitë e gjenocidit që ka ndodhur në Kosovë janë ende të freskëta dhe se çdo kush që thotë se nuk ka pasur gjenocid duhet të shkojë në Poklek dhe në çdo pjesë të Kosovës për të parë këto dëshmi.









