-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zëri i Amerikës: Lidhjet e Vuçiçit me grupet kriminale, a është ai partner i SHBA-së?

Kryesoret

Në fillim të muajit maj, “New York Times Magazine” publikoi një histori të thelluar për Aleksandar Vuçiçin duke treguar lidhjeve e presidentit serb me një grup kriminal që po ndiqet penalisht për një sërë krimesh, duke përfshirë trafikun e drogës dhe vrasjen.

Departamenti i Shtetit nuk pranoi të komentonte rreth raportimeve për lidhjet e liderit serb me grupet kriminale, megjithatë të paktën një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit e ndau historinë në mediat sociale. Dhe akuzat u ngritën muajin e kaluar gjatë një seance dëgjimore në Kongresin amerikan për Ballkanin Perëndimor. Megjithatë, analistët e jashtëm kanë qenë të zëshëm.

“Është një histori tronditëse dhe e tmerrshme që nivelet më të larta të qeverisjes janë kaq të ndërthurura me sipërmarrje kriminale. Mendoj se e kemi parë këtë në mjaft vende të tjera saqë është një shqetësim në rritje, ngatërresa midis qeverive autoritare dhe rrjeteve kriminale”, tha për zërineamerikës, Gary Kalman, Drejtori ekzekutiv i Transparency International USA.

“Është e tmerrshme. Është shumë keq”, tha Susan Rose-Ackerman, profesoreshë e drejtësisë dhe shkencave politike në Universitetin Yale, e cila ishte bashkëautore e librit “Korrupsioni dhe Qeveria”. Ajo i tha Zërit të Amerikës se lidhjet mes njerëzve në pushtet politik dhe krimit të organizuar krijojnë një version ekstrem të korrupsionit politik.

“Vuçiç, partner i mirë”! Politikani gjerman i kthehet ambasadorit amerikan: Çmenduri!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit