-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

145 vjetori i Lidhjes së Prizrenit, thirrje për bashkëpunim mes shqiptarëve dhe me aleatët perëndimorë

Kryesoret

Udhëheqës të lartë të Kosovës dhe Shqipërisë theksuan të shtunën forcimin e pozitës dhe bashkëpunimit të shqiptarëve në rajon dhe thanë se integrimi në familjen euro-atlantike, është një mision për të cilin duhet punuar me përkrahjen e aleatëve perëndimorë.

Ata i bënë këto komente gjatë shënimit të 145 vjetorit të Lidhjes shqiptare të Prizrenit, që llogaritet si një nga ngjarjet kryesore të historisë shqiptare.

Lidhja ishte themeluar më 10 qershor të viti 1878, për t’iu kundërvënë vendimeve të Kongresit të Berlinit dhe Traktatit të Shën Stefanit, si pasojë e të cilit trojet shqiptare i merreshin perandorisë osmane për t’iu dhënë shteteve të Serbisë, Malit të Zi, Bullgarisë dhe Greqisë.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj tha sot se e ardhmja e kombit shqiptarë do të jetë gjithnjë më e begat nëse luftohen ndasitë dhe përçarjet mes njëri tjetrit.

“Zhvillimi dhe fuqizimi i popullit shqiptar në të gjitha trojet e tij dhe integrimi në familjen e madhe euro-atlantike është një mision për të cilin të gjithë ne duhet të punojmë bashkërisht. Dhe për të mbushur këtë detyrim jemi me fat që të parët tanë përveç gjuhës dhe kulturës na kanë trashëguar edhe miqësi të vjetra e partnerë strategjik të besueshëm tek të cilët mund dhe duhet të mbështetemi kurdoherë”, tha presidenti Begaj.

Udhëheqësit e Kosovës theksuan bashkëpunimin me aleatët ndërkombëtar në përmbushjen e synimeve të popullit shqiptar./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit