Sot shënohet 145 vjetori i themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. U themelua zyrtarisht më 10 Qershor 1878 në Prizren, qytet ku deri një vit përpara ishte qendra e Vilajetit të Kosovës.
Traktatet e Shën Stefanit dhe Berlinit u kishin caktuar territore të banuara edhe nga shqiptarë shteteve të tjera pas Luftës Ruso-Turke dhe për këtë arsye shqiptarët u përgatitën për rezistencë kombëtare.
Në Prizren pritet që ditën e sotme të ketë aktivitete të shumta. Kryeministri Albin Kurti do të marrë pjesë në tribunën e shënimit të kësaj dite në Prizren dhe në manifestimin qendror të 145-vjetorit të kësaj Lidhjeje.