Pak minuta më parë është regjistruar një aksident në unazën e qytetit të Bilishtit.
Sipas njoftimi të policisë automjeti tip “Benz” me drejtues 29-vjeçarin me inicialet E. Sh., është përplasur me motorin tip “Dayang”, me drejtues 25-vjeçarin me inicialet R. K.
25-vjeçari ka marrë dëmtime dhe u transportua për mjekim në spitalin e Korçës.
Drejtuesi i automjetit E. Sh., është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.