Pak ditë më parë Edi Rama njoftoi se ka hartuar një draft për Asociacionin në veri të Kosovës dhe ua ka dërguar Gjermanisë dhe Francës. Drafti është “top sekret”.
Njohësi i zhvillimeve politike në Kosovë, Agon Maliqi shprehet se drafti i propozuar nga kryeministri Edi Rama për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe është i bazuar në modelin e popullatës autoktone të Norvegjisë dhe Suedisë që njihen si Samë.
“Propozimi i Ramës për ASMM duket i modeluar sipas “parlamenteve të Samëve në Norvegji dhe Suedi. Këto janë organe përfaqësuese të komunitetit indigjen Sami të krijuar ligjërisht nga qeveria qendrore (agjencitë?) me të drejtën për të ushtruar autonomi kulturore (p.sh. Kishat?) dhe për të drejtuar fonde zhvillimi” ka shkruar ai.
Drafti, përmbajtja e të cilit zyrtarisht nuk dihet u refuzua nga Prishtina zyrtare dhe Beogradi.