Një tjetër sherr është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë ku rreth orës 19:00, në Unazë të Re janë konfliktuar shtetasit Xh. G., dhe A. T.
Si pasojë të 2 ata janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu ka shkuar në spital për kontroll mjekësor bashkëshortja e shtetasit A. T., e cila është shtatzanë. Ajo ishte e pranishme gjatë konfliktit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.