Në Kolumbi, katër fëmijë që i mbijetuan një aksidenti ajror që ndodhi më 1 maj në pyllin Guaviare në Caquetà u gjetën të gjallë. Kjo është raportuar nga gazeta “El Tiempo”, duke e cilësuar gjetjen “një mrekulli”.
“Ne i gjetëm të gjithë të gjallë,” njoftoi ushtria. Katër vëllezërit e vegjël, të moshës 13, 9, 4 vjeç dhe 11 muajsh, i mbijetuan një aksidenti pas rrëzimit të avionit ku humbën jetën tre persona (dy pilotë dhe një grua).
Ekipet e shpëtimit kishin gjetur të dhëna nga fëmijët në pyll, duke përfshirë gjurmët e një kasolle me gjethe dhe gjurmët e fundit të këpucëve.