-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përjashtimi nga “Defender”, Kurti: Nuk është mirë të bullizohet Kosova, nuk është e drejtë

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë telefonike të zhvilluar me “Bloomberg” ka folur sërish për situatën në veri të vendit ku është shprehur se Serbia duhet të ndërpresë përkrahjen për milicinë.

“Ne nuk mund t’i nënshtrohemi si një republikë demokratike kësaj milicie të dhunshme,” tha ai. Ne duam që gjërat të zgjidhen sa më shpejt të jetë e mundur, por ju e dini se kjo nuk varet vetëm nga ne.”, u shpreh Kurti për Bloomberg.

Kurti i ka quajtur “të padrejta” kritikat e aleatëve, dhe siç shkruan Bloomberg, Kurti e ka bërë të qartë se Qeveria e tij nuk tërhiqet pavarësisht presionit në rritje nga SHBA dhe BE.

Kurti ka folur edhe për presionin ndaj Qeverisë dhe për vendimin e SHBA-së për të përjashtuar FSK-në nga Defender Europe ku është shprehur se nuk është mirë që Kosova të bullizohet.

Ndërkohë për përjashtimin e FSK-së nga ushtrimet, Kurti ka thënë se është diçka jo e drejtë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit