Në lidhje me sherrin e regjistruar pasditen e sotme ku mbeti i plagosur një i mitur ka ardhur edhe reagimi i policisë.
Mësohet se 2 të miturit 14-vjeçarë janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Njëri është dërguar në spital ndërsa tjetri është shoqëruar në komisariat.
Atij i është gjetur edhe një pajisje elektroshok.
Sherr mes 3 të miturve në Tiranë, 1 i plagosur përfundon në spital
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 10.06.2023, rreth orës 19:20, në rrugën “5 Maji”, janë konfliktuar dy të mitur të moshës 14 vjeç.
Si pasojë njëri prej tyre është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa tjetri është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Gjatë kontrollit të njërit prej të miturve është gjetur një pajisje elektroshok.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.