Vrasja e 29-vjeçares shtatzënë nga partneri vijon që të jetë kryefjalë në Itali. Mediat kanë publikuar udhëtimin e fundit me makinë të Giulia Tramontano, 29-vjeçares 7 muajshe shtatzënë e vrarë me 37 goditje me thikë nga i dashuri Alessandro Impagnetiello.
Pamjet nga kamerat e sigurisë së një karburanti datojnë të shtunën e 27 majit dhe tregojnë makinën e vogël të bardhë duke udhëtuar në drejtim të Senagos. Në makinë me Giulia-n edhe vjehrra, nëna e Alessandros dhe partneri i saj.
Rrugës për në shtëpi, vajza me sa duket e tronditur i deklaroi vjehrrës së saj qëllimin e saj për të ndërprerë marrëdhënien me Alessandron. E njëjta kamera më pas filmoi, të nesërmen (e diel 28 maj), makinën e Alessandros rreth orës 07:19 të mëngjesit teksa ai po shkonte për në punë.
Kthimi në shtëpi në Senago është bërë rreth orës 18:21. Gjysmë ore më vonë, i shoqëruar nga e ëma do të shkojë në polici për të raportuar zhdukjen e Giulia-s, por pasi u arrestua tregoi të vërtetën që kishte qenë ai që e vrau.