Champions League 2022/2023 përfundoi mbrëmë, ku Interi u mund 1-0 nga Manchester City. Një ditë pas ndeshjes, UEFA ka publikuar edhe formacionin më të mirë të edicionit.
Ashtu siç pritej, dominon Manchester City me 7 lojtarë. Skuadra e Guardiolës përfaqësohet nga Dias, Walker, Stones, De Bruyne, Rodri, Haaland dhe Bernardo Silva.
Di Marco dhe Bastoni janë përzgjedhur nga Interi, ndërsa te Real Madrid pjesë e formacionit shihen Vinicius dhe Courtouis.