-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkatërrohet banda kriminale në Greqi, arrestohet drejtuesi shqiptar

Kryesoret

Policia greke ka arrestuar një grup prej pesë personash, pjesë e një organizate kriminale e përfshirë në shitjen e kokainës.

Mediat greke, raportojnë se grupi drejtohej nga një shtetas shqiptar, i cili kishte si detyrë edhe gjetjen e klientëve.

Operacioni për arrestimin e tyre ka nisur javën e kaluar nga Departamenti i Prokurorisë në Patra, ndërsa personat akuzohen se trafikonin drogën në Achaia dhe Attiki.

Nuk dihet ende burimi ku drejtuesi shqiptar siguronte drogën, por janë zbuluar banesat në Pire ku fshihej kokaina. Për të mbuluar gjurmët, anëtarët e organizatës kriminale përdorën një kafene në Neo Faliro që i përkiste një të afërmi të drejtuesit.

Gjithashtu raportohet se anëtarët e grupit të drogës përdornin kode, me qëllim për të mos u zbuluar nga autoritetet.

Çmimi i shitjes për një gram ka qenë 50 euro ndërsa gjysmë grami është shitur për 30 euro. Klientëve “të mirë” u është bërë edhe zbritje në çmim, ndërsa ata që nuk paguanin nuk merrnin derisa të paguanin ose të shlyenin borxhin.

Klientela e tyre ishte e mjaftueshme dhe vetëm brenda pak ditësh nga data 8 deri më 23 maj kishin arkëtuar 5850 euro nga shitja e kokainës dhe kanabisit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit