-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Begaj dhe Meta urojnë 24-vjetorin e çlirimit të Kosovës

Kryesoret

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka uruar Kosovën për 24-vjetorin e Çlirimit. Një postim në facebook Begaj shpreh mirënjohjen për partnerët tanë strategjikë SHBA dhe NATO.
Postimi i Begajt: 
Gëzuar Ditën e Çlirimit Kosovë!
Nderim përjetë heronjve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Mirënjohje partnerëve tanë strategjikë SHBA dhe NATO!

Gjithashtu me anë një postimi në Facebook edhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka uruar Kosovën për 24-vjetorin e Çlirimit.
Meta shkruan se Kosova edhe pse shteti më i ri i rajonit  është bërë një shembull për zgjedhjet e lira, demokracinë funksionale, mirëqeverisjen dhe llogaridhënien.
Postimi i  Metës: 
Sot në Ditën e Çlirimit çdo shqiptar ndihet krenar dhe i gëzohet arritjeve të Republikës së Kosovës, zhvillimit të pandalshëm dhe avancimit solid në proceset integruese europiane dhe euro-atlantike.
Faktor kyç i provuar për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon! Model frymëzues i ndërtimit të shtetit ligjor!
Edhe pse shteti më i ri i rajonit Kosova është bërë një shembull për zgjedhjet e lira, demokracinë funksionale, mirëqeverisjen dhe llogaridhënien!
Mirënjohje dhe thellësisht falenderues për NATO-n dhe vendet demokratike mike, që i dhanë fund gjenocidit dhe kurorëzuan aspiratën shekullore për liri!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit