Problemet dentare detyruan presidentin amerikan, Joe Biden të anulojë paraqitjen e planifikuar të sotme në një ngjarje sportive dhe të shtyjë takimin e tij me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s.
Presidenti po vuante nga një dhimbje e fortë dhëmbi dhe dje iu nënshtrua trajtimi nga mjekët në Spitalin Ushtarak Walter Reed.
Kryemjeku i Shtëpisë së Bardhë, Kevin O’Connor, tha se presidenti amerikan po përjetonte sërish shqetësime në mëngjes, gjë që ai shpjegoi se ishte e pritshme duke pasur parasysh përfundimin e trajtimit.
Operacioni dentar do të bëhet në Shtëpinë e Bardhë pa i nënshtruar anestezisë së përgjithshme presidentit Biden.
Zëvendëspresidenti Harris do të zëvendësojë Presidentin Biden në ngjarjen sportive që kishte planifikuar të merrte pjesë.