-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Do të dërgoj në Kanada”, si i zhvati 10 mijë Euro me mashtrim Ariana Lleshaj?

Kryesoret

Ariana Lleshaj është arrestuar pasi akuzohet se nëpërmjet mashtrimit i ka marrë 10 000 euro 49-vjeçarit B. Gj.

Gjithashtu uniformat blu bëjnë me dije është shpallur në kërkim edhe S. Gj 34 vjeç.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas kallëzimit nga një shtetas, për një rast të marrjes së parave me anë të mashtrimit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Premtimi”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetases Ariana Lleshaj, 31 vjeçe dhe u shpall në kërkim shtetasi S. Gj., 34 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se i kanë marrë shumën 10 000 euro, shtetasit B. Gj., 49 vjeç, banues në Malësi të Madhe, duke i premtuar se do ta ndihmonin atë që të shkonte në Kanada.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit