-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E çuan shokët në spital! Kush është shqiptari që u vra në Athinë?

Kryesoret

Një 23 vjeçar shqiptar është vrarë në Athinë të Greqisë, mëngjesin e së hënës. Autoritetet greke janë në kërkim të arsyeve të ekzekutimit të viktimës Koço Myftari, nga fshati Rusan i Delvinës.

Sipas policisë, në orën 05:30 të mëngjesit 23-vjeçari u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Athinës Evangjelizmos me plagë të rënda të shkaktuara nga mjet prerës, dyshohet thikë.

Mjekët e futën direkt në sallën e operimit, por nuk mundën ta shpëtonin. Policia që mbërriti menjëherë në spital, nuk ka mundur të gjejë detaje nga ngjarja dhe as arsyet e ekzekutimit të viktimës.

Çështja komplikohet edhe më tej nga informacioni se një djalë tjetër i familjes Myftari është ekzekutuar në vitin 2019 në Gjermani.

Policia po heton shkaqet por edhe nëse ekzekutimet e vëllezërve Myftari kanë lidhje me njëra tjetrën. Top Channel

Ekzekutohet i riu shqiptar në Athinë, 4 vite më parë i vranë vëllanë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit