Policia ka identifikuar 2 autorët e dyshuar për vjedhjen e një automjeti luksoz “Range Rover” nga parkingu i aeroportit të Rinasit.
Ernis Morinaj, 36-vjeç dhe Bledi Haka 42-vjeç, banues në Tiranë janë shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se më datë 7 qershor, kanë vjedhur një makinë tip ‘Range Rover’ në aeroportin ‘Nënë Tereza’.
Sipas policisë këta dy persona, kanë vjedhur automjetin tip ‘Range Rover’, të cilin shtetasi Ç. A. e kishte parkuar në parkingun e aeroportit, dhe më pas kanë përdorur pajisje të ndryshme për bllokimin e GPS-së së automjetit.