Policia e Pogradecit ka arrestuar një 21-vjeçarin Enes Shaho pasi është konstatuar me armë pa leje.
“Gjatë operacionit, në vendin e quajtur “Ura e Tushemishtit”, Pogradec, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin në të cilin shtetasi E. Sh. po udhëtonte si pasagjer dhe i kanë bërë me shenjë të ndalonte. 21-vjeçari, sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, me qëllim që të shmangte përgjegjësinë penale, ka hedhur në drejtim të lumit, armën e zjarrit pistoletë që mbante në brez.
Shërbimet e Policisë kanë gjetur në lumë, armën e zjarrit pistoletë me 6 fishekë në karikator, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një shkop hekuri, një thikë dhe një celular që u gjetën në çantën e 21-vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.