Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi vdiq sot në spitalin “San Raffaele” në Milano. Lideri i “Forza Italia” dhe themeluesi i “Mediaset” u shua në moshën 86-vjeçare.
Berlusconi u kthye në “San Raffaele” të premten e kaluar, pas një shtrimi të gjatë 45 ditë, i cili përfundoi disa javë më parë, për shkak të pneumonisë dhe një forme leuçemie, shkruan “Corriere della Sera“.