-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Libri i ri i diplomatit Shaban Murati! Antitabu për filozofinë filotabu shqiptare

Kryesoret

Diplomati i njohur Shaban Murati vjen për të gjithë lexuesit me një libër të ri. “Antitabu për filozofinë filotabu shqiptare”. Murati fton të gjithë dashamirët e krijimtarisë që të jenë të pranishëm në promovimin e librit në datën 15 qershor 2023, ditën e enjte, ora 18.00, në Hotel Tirana.

Ftesë për promovimin e librit tim të ri. Kam kënaqësinë të ftoj miqtë, shokët dhe dashamirët e krijimtarisë sime në promovimin e librit tim të ri “Antitabu për filozofinë filotabu shqiptare”, në datën 15 qershor 2023, ditën e enjte, ora 18.00, në Hotel Tirana Internacional, organizuar nga Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini”, që mbështeti botimin e librit. Dëshiroj ta ndajmë bashkë gëzimin e librit të ri” shkruan Murati.

Libri, sponsorizuar nga Fondacioni i mirënjohur Çamëria “Hasan Tahsini” përmban sinteza, mikroese, koncentrate analizash, sinopse, fokusime, etj. në të gjithë dinamikën dhe problematikën historike dhe aktuale të shoqërisë shqiptare.

Autori zbërthen me tematika konkrete dhe me çfaqjet e tyre konkrete tabutë e ngurosura në llojet e mendimit, në konstitucionin shpirtëror dhe psikomental të popullit dhe të të filozofuarit shqiptar, dhe që përbëjnë pengesën më të madhe sot për zhvillimin e gjithanshëm të shoqërisë shqiptare.

Qëllimi i librit, sipas tij është të thyejë rrjetin e thellë dhe të gjerë të tabuve, që karakterizojnë jetën shqiptare dhe mendimin shoqëror shqiptar. Libri përfaqëson një ngulmim intelektual për të trokitur dhe për të hapur dyert e rënda të tabuve të shumta, që prangosin sot mendimin dhe shoqërinë shqiptare.

Libri i ri i Shaban Muratit “Antitabu për filozofinë filotabu shqiptare”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit