-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

ME VIDEO/ Berisha: Shikoni kriminelen socialiste që votoi për qytetarët

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi sot sërish atë që e cilëson “farsë elektorale” të 14 Majit. Nxori disa video nga Elbasani, që sipas tij tregojnë individë, patronazhistë socialistë, punonjës në shtet, që votojnë për qytetarët, diktojnë, orientojnë dhe kërcënojnë qytetarët. Ani Zena dhe Xhulia Çolla janë dy nga emrat që përmendi Berisha duke i quajtur, kriminelë elektoralë.

Në serinë e farsës elektorale, unë kam sjellë këtu para jush dokumente në video, të cilat faktojnë në mënyrë të pamohueshme batërdinë elektorale që ndodhi në Elbasan, rolin prej kriminelësh elektorale të hapur të operatorëve socialistë, kontrollin e tyre të plotë mbi votën e qytetarëve, votimin e tyre për qytetarët, format e votimit jashtë të gjitha standardeve ligjore dhe kushtetuese të vendit dhe ndërkombëtare.

Atë çka tregojnë kamerat në Elbasan, ajo është shëmbëlltyra e shëmtuar e këtyre zgjedhjeve. Unë ftoj shqiptarët të ndjekin këto fakte dhe dokumenta të një rëndësie jetike, për të marrë vendimin, ndoshta më të rëndësishëm të jetës së tyre, të përballemi me mosbindje civile me këtë regjim që nuk na lejon të votojmë, që kontrollon votën, manipulon votën tonë dhe është i aftë të shkelë çdo ligj, çdo vendim, në mënyrë që të grabisë mandatet e pamerituara” tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit