Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres tha sot se ishte i shqetësuar se Rusia muajin e ardhshëm do të përfundojë një marrëveshje që lejon eksportin e sigurt të grurit dhe plehrave gjatë luftës nga tre porte ukrainase të Detit të Zi.
Për të bindur Rusinë që të pajtohej me marrëveshjen e grurit të Detit të Zi, u nënshkrua në të njëjtën kohë një memorandum mirëkuptimi tre-vjeçar , sipas të cilit zyrtarët e OKB-së ranë dakord të ndihmonin Rusinë me eksportet e saj të ushqimit dhe plehrave.
Ndërsa eksportet ruse të ushqimit dhe plehrave nuk i nënshtrohen sanksioneve perëndimore të vendosura pas pushtimit të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, Moska thotë se kufizimet në pagesa, zinxhiri i furnizimit dhe sigurimet kanë penguar dërgesat.
Zëvendësministri i Jashtëm, Sergei Vershinin tha të shtunën se Rusia nuk mund të jetë e kënaqur me mënyrën se si po zbatohet ky memorandum.
Ndër kërkesat e Rusisë janë rifillimi i eksporteve të amoniakut nëpërmjet një tubacioni në portin ukrainas të Pyvtnenyi dhe rilidhja e Bankës Bujqësore Ruse (Rosselkhozbank) me sistemin ndërkombëtar të pagesave SWIFT.