Deputetja e PD-së Jordia Tabaku ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të ish-kryeminstrit Italian Silvo Berlusconi.
Në një postim në facebook me foton e ish-kryeministrit Tabaku shkruan: Lamtumirë President.
Gjithashtu në lidhje me lajmin ka reaguar edhe ish-kreytari i PD-së Lulzim Basha me atë të një postimi në Twitter.
Profondamente addolorato per la scomparsa di Silvio Berlusconi, un politico innovatore e un imprenditore geniale, che ha modernizzato la destra italiana guidandola con lungimiranza in un periodo di grandi trasformazioni. Grazie a anche al suo contributo, pic.twitter.com/2RfhLJbljC
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) June 12, 2023
“Thellësisht i pikëllua për vdekjen e Silvio Berlusconit, një politikani novator dhe një sipërmarrës gjenial, i cili modernizoi të djathtën italiane dhe e udhëhoqi me largpamësi në një periudhë transformimi të madh. Falë edhe kontributit të tij, Shqipëria dhe Italia kanë forcuar lidhjet e tyre historike duke hedhur themelet e marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve, veçanërisht në momentet tona më të vështira, kur mbështetja e tij dhe e qeverive të tij nuk ka munguar asnjëherë në rrugëtimin tonë në euroatlantik. Ngushëllimet e mia më të thella familjes së tij, Forza Italia dhe popullit italian për humbjen e një prej shtetarëve më të rëndësishëm të kohës sonë. U prehtë ne paqe!“, shkruan Basha.
Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare spitalin San Raffaele në Milano.