Mediat kosovare njoftuan pasditen e kësaj të marte se është anuluar mbledhjes mes dy qeverive, të Shqipërisë dhe Kosovës.
Mirëpo, i menjëhershëm ka qenë reagimi i qeverisë së Kosovës, e cila nëpërmjet zëdhënësit të saj, Përparim Kryeziu, ka deklaruar se, mbledhja nuk është anuluar.
“Gjithçka është gati në Gjakovë. Kryeministri Kurti tani po merr pjesë në koncertin e sotëm atje të Ansamblit Shota dhe muzikantëve nga Kosova nga Shqipëria që është edhe uverturë për mbledhjen e nesërme. Për anulimin po dëgjojmë tani nga ju.”, u shpreh në reagimin e tij Kryeziu.