Presidenti i SHBA-ve Joe Biden ka anuluar takimin me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg për shkak të shqetësimeve shëndetësore.
Mjeku i tij, Dr. Kevin O’Connor tha se një ekip nga Qendra Mjekësore Ushtarake Kombëtare Walter Reed kreu një ekzaminim me rreze x, shkruajnë mediat e huaja.
Lajmi u bë i ditur nga Shtëpia e Bardhë e cila sqaron se presidenti Biden anuloi dhe disa takime të tjera për shkak se iu desh t’i nënshtrohej me urgjencë një procedure të dytë dentare.
Edhe pse në deklaratën e mjekut nuk u përmend asnjë rrezik për shëndetin e Bidenit, operacioni duket se ka qenë i paplanifikuar.