Euro po rikthehet. Monedha europiane po vijon të tregojë shenja rimëkëmbjeje për të dytën ditë me radhë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, 1 euro po këmbehet aktualisht për 106.77 lekë duke fituar 0.51 pikë në 24 orë.
Aktualisht, euro po shitet për 107.22 dhe po blihet për 106.32 lekë. Gjithashtu edhe dollari me paundin po ringrihen, por me ritme më të ngadalta krahasuar me euron.