Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk tërhiqet nga strategjia e tij për të kapërcyer krizën në veri. Ai theksoi sot se së pari duhet të largohen bandat e organizuara nga Serbia dhe më pas policia të bëjë një hap pas dhe politika të shpallë zgjedhjet e reja për kryetarët e rinj të komunave.
I pyetur nga gazetarët nëse u trembet sanksioneve të tjera të SHBA-së, Kurti tha se marrëdhëniet bilaterale me SHBA-në i ka shumë të mira, por fajësoi ndërmjetësit, emisarët e Uashingtonit dhe Brukselit, që sipas tij i shkojnë në zyrë me kërkesat e Serbisë.
Kurti i ashpër me Ramën: Draftin e Asociacionit çoja Vuçiçit për shqiptarët në Preshevë
“Është e vërtetë veprimet tona të ligjshme kanë shkaktuar një tej reagim nga ndërkombëtarët sa i përket bashkëpunimeve. Kjo është parë edhe me amullimin e “Defender 2023”. Të gjithë e pritëm me gëzim.
1365 ushtarë kanë marrë pjesë. Por nuk mund të zbrasim Republikën Demokratike dhe mekanizmat e shtetit karshi ekstremistëve. Masat që janë marrë nuk janë fare dhe janë jo proporcionale. Do të vazhdojmë komunikimin për të sqaruar cdo keqkuptim.
Ne nuk kemi alternativë tjetër, BE dhe SHBA. Marrëdhëniet bilaterale i kemi të shkëlqyeshme. Kur vjen puna te ndërmjetësit amerikanë dhe europianë që vijnë tek ne edhe me kërkesa të palës tjetër sigurisht që ka sfida edhe vështirësi” tha ai.
Kurti: Oferta ime me 5 pika për tërheqjen e policisë në veri