-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Futën drogë brenda qelive, pezullohen 2 punonjësit e burgut në Peqin

Kryesoret

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve për mes një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur se ka pezulluar 2 punonjës të burgut të Peqinit pasi kanë lejuar futjen e drogës brenda ambienteve të burgut.

Sipas njoftimit SHÇBA ka përcaktuar masën e sigurimit personal shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj S.G me funksion punonjës i rolit të mesëm në IEVP Peqin dhe Xh.B me funksion punonjës i rolit bazë në IEVP Peqin

2 punonjësit në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë lejuar futjen e lëndëve narkotike në IEVP Peqin me qëllim shitjen dhe përfitimin e vlerave monetare.

Veprimtaria e paligjshme është dokumentuar në të paktën tre raste nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit