-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kim Mehmeti: Rama Shqipërinë e vëllazëroi me Beogradin, por e armiqësoi me Prishtinën

Kryesoret

Kryeministri i Shqipërisë ka anuluar mbledhjen mes dy qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës. Ku ta dish mbase kështu e dënon Kosovën për arrestimin e kriminelit serb në veri të vendit?!

Dhe mbase i çon sinjal Beogradit se ai  kurrë nuk do e shkelë besën e dhënë nga paraardhësit e tij ideologjik dhe se përjetë do i mbetet besnik projektit që ka për qëllim Ballkanin ta bëjë Serbosllavi!

Sidoqoftë duhet pranuar: Kryeministri i sotëm i Shqipërisë ia doli ta realizojë ëndrrën shekullore të elitave antishqiptare serbe –  që përçarja brenda shqiptare t’i arrijë ato përmasa perverse sa të thuhet se shqiptaria e jeton epokën e turpit të vet politik!

Siç duhet pranuar se në Shqipëri nuk është më e qartë nëse  patriotizmi shqiptar apo proserbizmi të sjellin pikë politike dhe të mbajnë në pushtet?!

Po pra, farën e kësaj përçarje brendashqiptare, në arën e shqiptarisë, e mbolli Kryeministri i sotëm i Shqipërisë i cili u tregua aq properëndimorë, aq strateg i madh global dhe aq mendje hapur, sa Shqipërinë e vëllazëroi me  Beogradin, por e armiqësoi me Prishtinën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit