-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Anulimi i takimit mes dy qeverive, Abdixhiku: Mbetëm edhe pa Shqipërinë

Kryesoret

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar për mes një postimi në llogarinë e tij në Facebook në lidhje me anulimin e takimit mes 2 qeverive i cili ishte planifikuar nesër.

Abdixhiku shkruan se ky është lajm i keq për shqiptarët në Kosovë, në Shqipëri, në Luginë, Maqedoni e Mal të Zi. Ai shtoi se Kosova fatkeqësisht vazhdon të rrugëtojë drejt izolimit e vetmisë.

“Këtë herë, si asnjëherë, mbetëm dhe pa Shqipërinë. Po mbesim dhe do të mbesim pa secilin aleat që qëndronte me ne në çdo etapë të vështirë. Kjo s’është Kosova që e kishim menduar ndonjëherë”, u shpreh ai.

“Në vend se të sillet si një Kryeministër i përgjegjshëm, një që ruan partneritetet e avancon kauzat kombëtare drejt perëndimit, ai sjellë krizë dhe izolim. Aventura e tij politike nuk mund të jetë përfaqësimi ynë popullor. Kosovës i duhen miqtë. Kosovës i duhen partnerët strategjik”, shkruan Abdixhiku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit