-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti: Oferta ime me 5 pika për tërheqjen e policisë në veri

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti paraditen e sotme njoftoi planin me pesë pika për situatën në veri. Pika e parë, Kurti tha se është zbatimi i ligjit në veri, vendosja para drejtësisë e grupeve që sulmuan KFOR-in më pas shpallja e zgjedhjeve të reja dhe rikthimi në dialog me Serbinë.

Ditën e fillova me ambasadorët që i njoftova për propozimin e qeverisë për de-eskalimin e situatës në veri. E kam ndarë paraprakisht me Borrell. Dje në orën 12:00 kam pasur një telefonatë me Borrel në lidhje me situatën në veri.

Sot kam pritur ambasadorët. Dje pasdite kam qenë në komunikim me përfaqësuesin e BE-së, Lajçakun. Në mbrëmje me ambasadorin amerikan në Prishtinë. Kam shprehur gatishmërinë për de-eskalim dhe normalizim të situatës në veri. I kam ofertuar Borrell një listë me hapa konkrete. Hapi i parë, sundimi i ligjit në veri.

Para drejtësisë të gjithë ata që ushtruan dhunë. E para pikë në letrën time drejtuar Borrellit, është sundimi i ligjit. EULEX është i ftuar të monitorojë. Pika e dytë, grupet e dhunshme tërhiqen nga territori i Kosovës. Prania e forcave të policisë do të zvogëlohet. Policia dhe EULEX do të kryejnë vlerësime të përbashkëta cdo 15 ditë.

Kosova do të shpallë zgjedhje të parakohshme, që duhet të organizohen në një atmosferë të lirë. Dhe e pesta, Kosova dhe Serbia rikthehen në dialogun e organizuar nga Brukseli dhe të takohemi këtë javë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit