-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pajisnin me dokumente false qytetarët, arrestohen 3 persona në Tiranë

Kryesoret

Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona pasi dyshohet se sillnin në Shqipëri dokumente të shtetësive të huaja, të falsifikuara.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se të arrestuarit janë: M. H 35 vjeç, Sh. H 52 vjeç, dhe I. H 34 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e krimeve ekonomiko-financiare, bazuar në inteligjencën informative se disa shtetas merreshin me falsifikime dokumentesh, kanë referuar materialet në Prokurori e cila ka regjistruar procedimin penal.

Si rezultat i hetimeve proaktive të kryera në funksion të këtij procedimi penal është dokumentuar me prova ligjore kjo veprimtari kriminale dhe është finalizuar operacioni policor i koduar “Watermark”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve:

  • M. H., 35 vjeç, Sh. H., 52 vjeç, dhe I. H., 34 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin M. H., në Kamzë, dhe gjatë kontrollit të dokumenteve i gjetën një dokument (patentë italiane) të dyshuar të falsifikuar.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit