Olsa Muhameti na ka zbuluar tashmë se së shpejti do të nis “Kepi i VIP-ave”. Dihet se ky sezon do të ketë shumë ndryshime dhe pjesëmarrës dinamik edhe pse tashmë kanë nisur të aludohen disa emra të personazhe VIP. Sezoni i ri do të jetë gjatë muajve të verës dhe shumë shpejt do të nisin xhirimet.
Në këtë sezon të “Kepi i Vip-ave” nuk mund të mungonin edhe disa ish-banorë të “BBV2”, të cilët tërhoqën gjithë vëmendjen e publikut për disa muaj dhe vazhdojnë akoma ta kenë. Tashmë u bënë disa ditë që pjesëmarrësit e “Kepi i VIP-ave” kanë xhiruar në Turqi dhe mesa duket kanë përfunduar dhe po kthehen në shtëpi. Këtë e kemi kuptuar me disa postime të personazheve që janë pjesë, të cilët janë postuar foto në aeroport.
Ditën e djeshme është zbuluar edhe një tjetër personazh VIP, i cili do të jetë pjesë e këtij formati dhe ai është Shpat Kërleshi. Këtë na e ka zbuluar vetë ai, pasi ka postuar një foto me Keisi Medinin dhe Ronaldo Sharkën nga xhirimet në Turqi.
Pra Kiara tashmë mund të jetë kthyer në Shqipëri, por ende nuk është ribashkuar me bashkëshortin e saj pasi kujtojmë që Luizi ndodhet në një tur koncertesh në SHBA.