-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tap në timon, arrestohet 40-vjeçari në Berat

Kryesoret

Policia e Beratit ka arrestuar 1 person dhe ka proceduar penalisht 2 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Policia bën me dije P. P., 40 vjeç, banues në Berat u arrestua pasi pasditen e djeshme, automjeti që drejtohej nga ky shtetas, ka goditur një automjet të parkuar në rrugën “Bulevardi Republika”, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se 40-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

Ndërkohë Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E.A., 29 vjeç, banues në Kuçovë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Gjithashtu Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit e Policisë Berat referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. V., 60 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit