Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç pas tensioneve të zhvilluara ditën e sotme në veri të Kosovës do të takohet me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it.
Takimi mes Vuçiç dhe përfaqësuesve të QUINT-it do të zhvillohet nesër në orë 09:00.
Ambasadorët e Quinte-s sot në mëngjes kanë zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ndërsa gjatë ditës ka pasur tensione të reja në veri të Mitrovicës, ku policia e Kosovës ka arrestuar serbin Milun Milenkoviç Lunet.